Connect with us

Aktualitet

Athinë/Ambasadorja Hajdaraga,viziton në Spital,14 vjeçarin

Ambasadorja e Republikës së Shqipërise në Greqi, zonja Luela Hajdaraga, ka vizituar sot në Spitalin e Përgjithshëm të Fëmijëve në Athinë ”Panagiotis dhe Aglaia Kyriakou”, shtetasin shqiptar Eriko Mane, i cili, pasi është konstatuar me fraktura të rënda nga tërmeti i djeshëm, është transportuar me urgjencë në Athinë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ku gjendja e tij është stabilizuar.
Në kuadër të kësaj vizite, zonja Hajdaraga mori kontakt me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitalëve të Fëmijëve në Athinë, z. Emanouil Papasava, Drejtoren e Pavionit, znj. Paraskevi Feizidhu dhe doktorin ortoped, z. Konstandin Paleologo, të cilët i falënderoi për ndihmën e tyre të shpejtë dhe u shprehu mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
Ambasadorja Hajdaraga ka komunikuar me familjarët e të plagosurit dhe u shprehu mbështetjen e Ambasadës dhe qeverisë shqiptare për të gjitha nevojat e mundshme gjatë këtyre momenteve të vështira.
Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke lidhur me gjendjen shëndetësore të 14 vjeçarit si dhe çdo informacion të metejshëm në lidhje me situatën aktuale dhe mbetet në dispozicionin e familjes e të plagosurit për çdo ndihmë të mundshme.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *