Connect with us

Bota

Dhuna në veri/ Vuçiç kërkon mbështetjen e Erdogan

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka kërkuar këtij të fundit mbështetje për stabilizimin e paqes në rajon.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka biseduar  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti dhe Vuçiq i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit Erdoğan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Türkiye më 28 maj.

Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut.

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se si Türkiye, janë të gatshëm të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut.

Advertisement