Connect with us

Lifestyle

Kek i shijshëm me fruta të thata

Tortat janë ndër ushqimet tona të preferuara, e sidomos ato që përgatiten shumë shpejtë. Dhe këtu kemi një kek shumë të shijshëm që përgatitet për 5 minuta.
PËRBËRËSIT: 3 filxhanë çaji fruta të thata, të përziera (kumbulla, kajsi, rrush i thatë)

●200g gjalpë

● 2 filxhanë çaji miell

● ½ filxhan çaji mjaltë

● 2 filxhanë çaji sheqer

● 2 lugë gjelle maja buke

● 2 lugë kafeje kanellë

● 1 lugë kafeje karafil

● 1 lugë kafeje arrë moskat

● lëkura e grirë e 2 portokajve

● 1 filxhan çaji arra të grira

● ½ filxhan çaji lëng portokalli

● ½ ● gjalpë dhe miell për formën

PËRGATITJA: Përziejmë lëngun e portokallit me pijen, hedhim frutat e përziera e të prera hollë dhe i lëmë të lagen për gjysmë ore. Rrahim gjalpin me sheqerin dhe shtojmë miellin, sodën, lëkurën e grirë dhe erëzat. Në fund, hedhim frutat e thata dhe e përziejmë mirë, transmeton living.al.

E vendosim masën në një formë të lyer me gjalpë e të pudrosur me miell (rreth 20 cm) dhe e pjekim kekun në furrën 150° Celsius për të paktën 1 orë e gjysmë, duke pasur kujdes që të mos digjet sipërfaqja.

E lëmë të ftohet mirë dhe e shërbejmë të shoqëruar me kos ose akullore. Ky kek mund të ruhet për mjaft kohë, i mbështjellë me letër plastmasi dhe i ruajtur në një vend të freskët.

Advertisement