Connect with us

REAGIM

Minxhozi: Kriza reale s’janë zyrat e 4 komunave, por çarja mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-të

Për analistin Skënder Minxhozi, kriza aktuale e Kosovës është marrëdhënia e saj me perëndimin dhe jo thjeshtë godinat e katër komunave.

Duke folur në ‘Real Story’ të Sokol Ballës, Minxhozi tha se deklaratat e Albin Kurtit ndaj ambasadorit amerikan janë ‘haxhiqamilizëm’.

“Ku eshte kriza sot ne Kosove? Mendoj se kriza nuk qendron ne pushtetin qe ngerthejne 4 zyrat rajonale, por carja qe ka ndodhur mes qeverise dhe SHBA eshte pika e krizes sot.

Ambasadori ka krijuar kushtet qe Kurti te votohet dhe ai garanton ne cdo moment pavaresine juridike.

Si mund te thote ai se nuk me ka votuar ambasadori, ky eshte ‘haxhiqamilizem’. Nese Kurti do i jepet hobive te tij ideologjike dhe shperfill kushtin qe garanton sot qenien e Kosoves si shtet, atehere ketu nuk ke kuptuar asgje” – tha Skënder Minxhozi

Advertisement