Kronike
Agravon sherri mes të rinjve, ‘kërcet’ arma në…
Tre të mitur janë përfshirë në një konflikt në zonën “5 maji” në Tiranë. Bëhet me dije se dy prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ndërsa njëri ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur në Tiranë.