Connect with us

Rajon

Zgjedhjet parlamentin/ Abazoviç: Nuk ka tensione

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pasi i është drejtuar qendrës së votimit u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ndër të tjera, Abazoviç u shpreh se kontributi i tij dhe i partisë që drejton do të vijojë të jetë i njëjtë deri në përcjelljen e plotë të vlerave që përfaqësojnë.

“Atmosfera është shumë e relaksuar. Është shumë kënaqësi që si kryeministër të konstatoj se gjendja është shumë më mirë se ka qenë më parë. Nuk ka tensione. Partitë politike shumicën e debateve e kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe drejtimin e shtetit tonë drejt BE-së. Shpresoj se në këtë frymë edhe do të përfundojnë zgjedhjet. Jam i bindur se do të kemi një institucion shumë të mirë. Unë nuk kam dilema sepse kontributin tonë e kemi dhënë dhe do të vazhdojmë me të njëjtën forcë të promovojmë vlerat për të cilat luftojmë”, deklaroi Abazoviç.

Advertisement