Bota
“Dobësia jonë është forca e tyre”/ Cili është sekreti i metodës kineze kundër valës së dytë nga koronavirusi?
Eshtë një paradoks i madh që ushqen në mënyrë të pashmangshme disa pyetje. Kina, ku SARS-COV-2 u shfaq për herë të parë gati një vit më parë, tani është vendi kryesor në botë që pandemia po e kursen. Jeta e përditshme në Kinë është në thelb normale. Ekonomia është ringritur deri në pikën që këtë vit, Kina do të jetë i vetmi vend i G20 që regjistron rritje ekonomike, ndërsa të gjithë të tjerët janë në recesion.
COVID-19 mbyllë 11 shkolla në Prishtinë, mësimi mbahet në distancë, zbardhen të tjera skenare
Ndryshe nga ajo që ndodhi në fillim të këtij viti, kur qeveria kineze fillimisht fshehu epideminë në Vuhan dhe më vonë vonoi mobilizimin ndërkombëtar, sot nuk ka asnjë arsye për të besuar se Pekini po fsheh raste të sëmundjes. Nga ana tjetër, rreziku i lejimit që, qytete me më shumë se njëzet milion banorë (të tillë si kryeqyteti ose Shangai) të jetojnë normalisht, pavarësisht nga kërcënimi i një epidemie të pakontrolluar, do të ishte shumë i madh.
Ad by Valueimpression
Shpërthimet që shfaqen periodikisht i nënshtrohen terapisë së shokut. Ndodhi në Kashgar, në perëndimin e largët të vendit, ku mbi katër milion njerëz u testuan brenda tre ditësh. Fakti mbetet që në Kinë nuk ka valë të dytë dhe as përhapje të pakontrolluar të virusit.
Cili është sekreti i metodës kineze? Të drejtosh gishtin drejt autoritarizmit kinez, i cili imponon një kontroll ekstrem social, do të ishte tepër e thjeshtë, por të paktën në dy nivele është e saktë. Së pari, në Kinë askush nuk i konteston vendimet zyrtare, ndryshe nga Evropa ku nuk mungojnë polemikat dhe protestat.
Ad by Valueimpression
Së dyti, duhet të marrim parasysh përdorimin e pakufizuar të teknologjisë nga qeveria, me aplikime, kode QR, centralizim të të dhënave, të gjitha mjetet që ishin përdorur gjerësisht nga regjimi për të kontrolluar popullsinë. Covid-19 vetëm e përforcoi këtë tendencë, sërish pa mundësinë e një debati.
Por siç e thamë, autoritarizmi nuk është një shpjegim i mjaftueshëm. Sot, shteti kinez ka aftësinë për t’i zbatuar vendimet e tij. Eshtë ndryshimi midis fillimit të epidemisë në Vuhan, me zonat e saj gri dhe dështimet, dhe veprimi i centralizuar i partisë duke filluar nga fundi i janarit, i cili nxori në pah fuqinë e plotë të qeverisë.
Çështja është politike kudo, në demokraci si dhe në shtetet autoritare. Zgjidhja nuk vjen nga zgjedhjet apo nga debatet mediatike. Në lojë është prishja e kontratës sociale (ose e mandatit qiellor, siç e quanin dikur) dhe një gabim mund t’u kushtojë liderëve karriken, edhe nëse nuk zgjidhen në mënyrë demokratike.
Por ndikimi gjeopolitik i pandemisë duhet të merret gjithashtu në konsideratë. Përsëri këtu përballemi me një paradoks: Imazhi ndërkombëtar i Kinës është dëmtuar qartazi, për shkak të menaxhimit fillestar të epidemisë, por edhe prej një diplomacie shumë agresive dhe sjelljes së qeverisë ndaj Ujgurëve, si dhe popullit të Hong Kongut.
Megjithatë Kina paraqitet si një model menaxhimi për covid-19, në ndryshim nga katastrofa që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Eshtë një mesazh që padyshim është drejtuar më shumë popullsisë kineze, sesa pjesës tjetër të botës. Sidoqoftë, “modeli kinez” po fiton terren dhe udhëheqësit e Pekinit duan të besojnë se koha e tyre ka ardhur. Dobësia jonë është sigurisht forca e tyre. / France Inter – Bota.a