Pinknews
Dalin FOTOT, ky është ambienti magjik ku do të martohen Arbana dhe Eduarti
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë fundjavë. Ata kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë me 120 persona në Toskana të Italisë.
Ceremonia martesore do të zhvillohet në një kishë shumë të njohur e të veçantë në Itali “Abbey of San Galgano”, një vepër arti e cila mund të vizitohet nga kushdo me një biletë prej 4 Euro. E veçanta e kësaj kishe është fakti që nuk ka tavan.
Abbey of San Galgano është një manastir i themeluar në luginën e lumit Merse midis qyteteve Chiusdino dhe Monticiano, në provincën e Sienës, rajoni i Toskanës, Itali. Aktualisht, muret pa çati të kishës së stilit gotik të shekullit të 13-të janë ende në këmbë.