Rajon
E reja gjendet e pajetë në banesë, 4-vjeçari: Mami ka gjithë ditën në gjumë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/policia-greke-1.jpg)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Patra të Greqisë ku një 38-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Gruaja ishte në shtëpi me fëmijën e saj 4 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte larguar në një udhëtim jashtë Patrës.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke fëmija i ka thënë policisë se “ mami ka qenë në gjunjë gjithë natën”, kur kanë mbërritur në shtëpinë. Tragjedia u bë edhe më e rëndë kur bashkëshorti, i cili është shofer taksie, u kthye në shtëpi në të gdhirë dhe gjeti të shoqen e pajetë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe eksperti mjekësor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së nënës së re.
Nga informacionet e para thuhet se 38-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)