Connect with us

Sport

Sarri do Jorginhon te Lazio, plani B do të jetë një uruguaian

Maurizio Sarri ka kërkuar përforcim në repartin e mesfushës te Lazio. Ëndrra e tij është Jorginho, por nëse nuk arrithet te mesfushori italian, ai do të dëshironte Torerria nga Galatasaray.Me ardhjen e Declan Rice, Jorginho mund të largohet nga Arsenali. Problemi që Lazio mund të përballet është paga e ish-lojtarit të Chelsea. Mundësia e vetme që mund të kishte Lazio do të ishte huazimi.Duke marrë parasysh vështirësinë që has transferimi i Jorginho, Lazio tashmë ka edhe një plan B. Lucas Torreira është një njohës i vjetër i futbollit italian, ku në të kaluarën ka luajtur për Sampdorian dhe Fiorentinën.Uruguaiani dëshiron të largohet nga Galatasaray dhe kostot e operacionit janë të përballueshme nga Lazio.

Advertisement