Sport
Racizëm ndaj shokut të Viniciusit, reagon braziliani: Prapaskena është e neveritshme
Në hyrje të stadiumit të Espanjolit ka pasur një tjetër incident me sfond racist, kur një nga rojat e sigurisë nxori një banane duke e quajtur si mjetin e tij kundër racizmit.Episodi pati si protagonist një prej miqve të Vinicius Zhunior, që ka reaguar në rrjetet sociale.“Ndërsa unë luaja me fanellën tashmë historike të zezë dhe emocionohesha, shoku im u poshtërua dhe u tall në hyrje të stadiumit. Trajtimi ishte i trishtë, dukej një skenë surreale. Prapaskena është e neveritshme, por për të bërë gjithçka publike, kam një pyetje për autoritetet e stadiumit: Ku janë pamjet nga kamerat e sigurisë?”, ishte mesazhi i sulmuesit.