Connect with us

Kosova

Tensionet Kosova-Serbia/ Borrell takim me Kurtin: Synojmë të gjejmë zgjidhje

Në Bruksel ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Këtë e ka konfirmuar edhe Borell në ‘Twitter’ i cili tha se synimi i takimit është që të gjendet një zgjidhje për deeskalim të situatës.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.

Pas takimit me Kurtin, Borrell pritet të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Advertisement