Sport
Bayerni ‘godet’ Dortmundin, mbrojtësi firmosë me kampionët
Rafel Guerreiro ësh të lojtari më i ri i Bajernit në formë zyrtare, pasi sinjalizimet kanë më tepër se dy javë që gumëzhijnë në mediat prestigjioze të Europës. Ditën e djeshme, portugezi 29-vjeçar është parë në ambientet e brendshme të klubit më të titulluar në tokën gjermane mbi testet mjekësore, teksa tashmë është prezantuar zyrtarisht nga ana e klubit.
DETAJET- Guerreiro ka firmosur kontratë 3-vjeçare në Mynih. Kalimi nga Dortmundi te Bajerni erdhi pa asnjë kacidhe të vetme, pasi anësori vendosi të largohej nga “Signal Iduna Park” si rezultat i përfundimit të kontratës.
ROLI- Revolta e Benzhamë Pavar dhe Lukas Hernandez ia kanë prishur traditën e respektimit bavarezëve ndër vite, me pretekstin e francezëve se ata nuk kanë siguri te kampionët, si pasojë e trazirave të fundit që kanë eskaluar në kamp, duke marrë shkas shkarkimin rrufe të binomit Kah-Salihamixhiç.Rafael në sezonin që lamë pas kontribuoi me 12 asiste në stemën e Dortmundit, vetëm Kolo Muani bëri më mirë se ai në spektrin e shërbimeve, 14. Kuota e lartë vë në dukje se çfarë potenciali zotëron afrimi më i ri te rekordmenët.Ai ka “aktruar” në krahun e majtë nën urdhrat e Terziçit, rol, i cili përkon me Dejvisin.
Por fleksibiliteti i Guerreiros gjen qasje edhe në të djathtë, duke u vënë “vulën” shqetësimeve mbi zhvendosjen nga Pavar apo Lukasi. Iberikasi nuk e ka të vështirë të interpretojë edhe në mesfushë, ndonëse ka alternativa me peshë në të.Kimish është i vetmi personazh që ka dhënë siguri në etapën që hodhëm pas krahëve, e diktuar në krijimin e rasteve me pikatore në fazën e dytë.Futbollisti, i cili do të “vallëzojë” mirë me të dyja këmbët, për sa kohë sa e ka topin “pronë” të vetën. “Maratonomaku” në funksion të ekipit, si në daljet e shpejta ashtu edhe mbulimin zonal, i krahasuar me të drejtë si “xhol”
NUMRI- Rafael ka mbajtur mbi shpinë numrin 13 te verdhezinjtë, ndërsa te Bajerni mbrohet nga Çupo-Moting. I vetmi opsion nëse nuk ndryshojnë numrat aktualë korrespondon me 3-shin, cili ende është pa “padronë”.
“TRADHTARËT”- Zhvendosja e Robert Levandovskit, Mario Gëces dhe Mats Humelsit kanë ende rrënjë të freskëta në memorien e tifozëve të përbetuar kundër bavarezëve. Me shumë gjasa Guerreiro do t’i shtohet “listës së zezë”, marrë në konsideratë betejën e ashpër në vitin e fundit.