Connect with us

Sport

Newcastle gati ”thesarin” për dy lojtarët e Serie A

Pas sigurimit të shërbimeve të mesfushorit të talentuar italian, Sandro Tonali, “bardhezinjtë” e Newcastle duket se nuk kanë të ndalur këtë merkato vere dhe tashmë kanë në objektivat e tyre, 2 lojtarë të tjerë nga Serie A.Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjëhur sportiv në Itali, Gianluca Di Marzio, “dallëndyshet” e Premier League janë të interesuar për anësorin e mbrojtjes së Milan, Theo Hernandez dhe anësorin e sulmit të Juventus, Federico Chiesa.Përsa i përket transferimit të francezit, Theo Hernandez gjithçka do të jetë tepër e vështirë, fillimisht duke parë intersimin e Atletico Madrid e më pas duke llogaritur çmimin e “kripur” që “kuqezinjtë” do të kërkojnë për anësorin.Ndërkaq, në krahun tjetër Chiesa është më i hapur drejt një transferimi jashtë Italisë, teksa tashmë klubi i Juventus ka marrë dhe një ofertë prej 60 milionë eurosh nga skuadra e Aston Villa, mirëpo italiani nuk dëshiron të luajë në Conference League sezonin e ardhshëm.

Advertisement