Connect with us

Aktualitet

‘Lidhje me krimin shqiptar’, arrestohet ish-drejtori i Doganave dhe ish-deputeti në Itali

Ish-drejtori i Agjencisë së Doganave Marcello Minenna, këshilltar aktual për mjedisin në Rajonin e Kalabrisë dhe ish-këshilltar i Bashkisë së Romës, u arrestua në kuadër të një hetimi nga prokuroria e Forlit dhe ndodhet në arrest shtëpie.

Po me urdhër të Policisë së Bolonjës, edhe ish-deputeti i parlamentit të Ligës Veriore, Gianluca Pini, dhe zyrtarë të prefekturës së Ravenës, të autoritetit lokal shëndetësor të Romagnas janë arrestuar. Në total ishin 34 masa paraprake. Hetimi ka të bëjë me episode të ndryshme korrupsioni dhe ka ardhur nga një hetim për trafik droge.

Hetimi filloi gjatë një operacioni antidrogë nga Skuadra Mobile Forlì në janar 2020, i cili u pasua nga
përgjime të shumta telefonike. Sipas akuzave të prokurorisë, “u arrit kështu të zbuloheshin dy sisteme reale të pasurimit të paligjshëm që i atribuohen veçanërisht një sipërmarrësi nga Forli dhe ish-deputetit’

Lidhja me botën e krimit shqiptar

Sipas hipotezës së prokurorit, “sipërmarrësi nga Forlì përfitoi nga lidhje të rëndësishme kriminale të lidhura me botën e krimit shqiptar dhe trafikun e drogës për të siguruar para për të riinvestuar në aktivitete të ligjshme ose për të blerë pasuri të paluajtshme”.

Përfshirja e plotë e këtij subjekti në një aktivitet ndërkombëtar të trafikut të drogës që operohej në bashkëpunim me një grup të armatosur kriminal me origjinë shqiptare do të zbardhet në ditët në vijim.

Advertisement