Bota
Mirësevini në ‘Citarum’ lumin më të…
Mirësevini në ‘Citarum’ lumin më të ndotur në botë
13:37, 02/11/2020
Era është gjëja e parë që ju godet sapo tw mbwrrini në brigjet e lumit Citarum në Java Perëndimore, Indonezi .
Rreth 9 milion njerëz jetojnë në kontakt të ngushtë me lumin, ku nivelet e baktereve koliforme fekale janë më shumë se 5,000 herë mw tw lartw se kufijt e detyrueshëm, sipas gjetjeve të Bankës Aziatike të Zhvillimit në 2013.
Nivelet e plumbit janë më shumë se 1.000 herë më shumë se standardi i ujit të pijshëm nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA dhe nivelet e metaleve të tjerë të rëndë si alumini, hekuri dhe mangani janë mbi mesataren ndërkombëtare.
Ata që jetojnë përgjatë lumit nuk kanë ku të hedhin mbeturinat, kështu që ose i djegin ato ose i hedhin në lumë.
Ka më shumë se 2,000 kompani në zonë – kryesisht fabrika tekstili të ndërtuara pranë lumit sepse u duhen sasi të mëdha uji. Në vitet e fundit ata kanë shkarkuar sasi të mëdha mbetjesh kimike direkt në lumë.
Qeveria indoneziane, pas presionit nga organizatat ndërkombëtare si Greenpeace rreth gjendjes së lumit, ka krijuar një program pastrimi shtatë-vjeçar për Citarum, me qëllimin për ta bërë ujin e tij të pijshëm deri në vitin 2025.
Programi mbështetet gjithashtu nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Aziatike e Zhvillimit, të cilat në 2009 angazhuan 500 milion $ (387 milion £) për të financuar rehabilitimin e lumit. Operacioni i pastrimit konsiston në luftimin e erozionit të tokës dhe rrjedhjeve bujqësore duke ripyllëzuar malet përreth; nxjerrja e sedimentit toksik nga lumi me ekskavatorë të mëdhenj; ndalimi i fabrikave nga shkarkimi i ujërave të ndotura deri pas filtrimit dhe pastrimit, dhe ngritja e projekteve të edukimit mjedisor.
Sidoqoftë, iniciativat e fundit të ndërgjegjësimit mjedisor nga qeveria dhe disa grupe fushatash nënkuptojnë se një erë e re mund të fryjë në Indonezi.