Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Gjicit/ SPAK kontrolloi banesën e Almës, ja çfarë sekuestroi

Gjatë pasdites së sotme u arrestua me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës e cila shfaqet në videoskandalin të zotit Gjici.

SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera./balkanweb

Advertisement