Connect with us

Bota

Eurodeputeti polak: Putini do të bëhet më brutal dhe autoritar

Eurodeputeti polak Radek Sikorski tha se Putini është edhe “dobësuar dhe forcuar” pas rebelimit të Prigozhin.

Duke folur për BBC 5Live Breakfast, Sikorski tha se dobësitë e Putinit u ekspozuan kur “një grup njerëzish të armatosur ishin në gjendje të kalonin [mijëra] kilometra të Rusisë që vështirë se sfidohej”.

Por, Sikorski tha se udhëheqësi rus tani “ndoshta do të spastrojë ata që ai i shihte si të lëkundur”, që do të thotë se regjimi i tij do të bëhet “më autoritar dhe më brutal në të njëjtën kohë”.

Advertisement