Connect with us

Bota

E rëndë/ Punonjësi i aeroportit bëhet ‘copa-copa’ nga motori i avionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku punonjësi i një aeroporti ka humbur jetën pasi u thith nga motori i një avioni.

Mediat e huaja shkruajnë se punonjësi u “zhduk” në motorin e avionit Delta teksa ky i fundit po shkonte drejt vendit të zbarkimit të pasagjerëve, ndërkohë që motori ishte ende i ndezur.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se është në kontakt me Delta Air Lines dhe po vijon me procesin e mbledhjes së informacionit për zbardhjen e rastit.

Advertisement