Rajon
22-vjeçarja dhunon të dashurin: Po luante playstation, nuk më kushtoi vëmendje
Një 32-vjeçar ka denoncuar partneren e tij për dhunë dhe kjo e fundit është arrestuar.
Një grua 22-vjeçare e akuzuar nga partneri i saj se e kishte sulmuar për shkak se ai po luante Playstation doli para Gjykatës në Selanik.
Ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë ku jetonte çifti, në Drymo të Selanikut. 22-vjeçarja dhe 32-vjeçari ishin në një lidhje dhe bashkëjetonin prej tre muajsh.
Sipas aktakuzës vajza ka hyrë në dhomën ku ishte partneri i saj me një shokun e tij dhe po luanin Playstation ndërsa ai nuk po i kushtonte vëmendje asaj.
Ajo e goditi me dorë në shpinë dhe filloi ta shante. Ngjarja ka përfunduar kur ka ndërhyrë nëna e 32-vjeçarit.
Më pas 22-vjeçarja doli nga shtëpia dhe i tha se nuk donte ta shihte më. 32-vjeçari ka denoncuar në polici partneren dhe vajza është arrestuar.