Kosova
Tensionet në veri/ Stoltenberg: Kthehuni menjëherë në dialog
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje sërish Kosovës e Serbisë që të ulin tensionet për situatën në veri.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm ka folur edhe për rëndësinë e misionit të KFOR-it të NATO-s në Kosovë, i cili tha se vazhdon të përmbushë mandatin e OKB-së.