Connect with us

Sport

“Topçinjtë” arrijnë akordin me lojtarin e…

Arsenali ka arritur një marrëveshje verbale me klubin e Ajaksit për nënshkrimin e mbrojtësit Jurrien Timber.“Topçinjtë” do të paguajnë 36.2 milionë paund si shifër fillestare dhe 4.3 milionë paund të tjera do të jenë bonuset.Me mbrojtësin akordi personal është arritur prej kohësh, por Ajaksi kishte refuzuar një ofertë të parë prej 30 milionë paundësh të londinezëve.Ata pretendonin 50 milionë paund, por tashmë edhe ngërçi i shifrës së kartonit është zgjidhur dhe ai pritet t’i bashkohet nënkampionëve të Anglisë.Ata kanë arritur akordin me Uest Hemin edhe për transferimin e Deklan Rajsit, por nuk janë përcaktuar ende modalitetet e pagesës së 105 milionë paundëve.

Advertisement