Connect with us

Bota

Vendi i parë në botë, Australia legalizon përdorimin e psikodelikëve

Australia ka legalizuar përdorimin e psikodelikëve duke u bërë kështu vendi i parë në botë që miraton një ligj të tillë. Psikodelikët do të ndihmojnë njerëzit e për të trajtuar disa kushte të shëndetit mendor.

Psikiatërit e licencuar tani mund të përshkruajnë MDMA për ata që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe depresioni. Legalizimi i psikodelikëve u komentua pozitivisht nga shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit mendor.

Ndërkohë ekspertët thonë se përdoruesi mund të ketë një përvojë të pakëndshme ndërsa është nën ndikimin e drogës. Daniel Perkins, drejtor i Institutit Psychae dhe hulumtues i lartë në Universitetin e Melburnit, vlerëson se një program trajtimi që përfshin seancat e terapisë me asistencë psikodelike mund të kushtojë më shumë se 15,000 dollarë Australianë (9,100 euro).

MDMA, është një drogë sintetike që vepron si halucinogjen, dhe që rrit nivelet e energjisë së përdoruesit.

Advertisement