Aktualitet
Tjetër pallat pushtohet nga flakët, dyshohet për rrjedhje të gazit (DETAJET)
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati katërkatësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshimet paraprake janë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një rrjedhje gazi, ndërsa flakët kanë shkaktuar panik mes banorëve.
Për shkak të rrezikut, është kryer evakuimi i banorëve të pallatit. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe kanë pësuar lëndime, ndaj janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim