Connect with us

Aktualitet

Aplikacion i ri/ Facebook rivalizon Twitterin

Kompania mëmë që zotëron Facebook-un, “Meta”, do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin.
Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të Twitter.
Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve. Ndryshe ndodh me Twitterin, që javën e kaluar pronari Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.

Aktualitet

KAFJA E FUNDIT/ Momenti kur tre fëmijët ndjekin për dore nënën,

Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të mitur. Pamjet filmike janë regjistruar vetëm pak minuta para se nëna e tre fëmijëve të prodhonte një nga ngjarjet me të rëndë të rregjistruara në kriminalistikën shqiptare.

Në videon e publikuar tregohet një tablo e qartë dhe një qetësi olimpike që ka pasur nëna dhe tre fëmijët e mitur.

Siç shihet dhe në pamjet filmike Alma Arrazi del nga amabjentet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.

Alma përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe.

Ndërsa kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.

Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.

Pikërisht kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë.

Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Tiranës kanë arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, shtetasin Erdgys Arrazi, i cili është mbyllur në burg për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.

Ishte një peshkatar i zonës që fillimisht gjeti trupin e njërës prej fajzave duke njoftuar policinë. Pas mobilizimit të policisë, më pas u gjendën dhe tre trupat e tjerë të mbytur.

Ngjarja tronditi opinionin publik duke sjellë dhe një reagim qytetar në Shkodër, ku prindër, nxënës dhe qytetarë të Shkodrës kryen homazhe pikërisht në Urrën e Bunës, aty ku Alma Arrazi id ha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Continue Reading

Aktualitet

Reflektim në shtëpinë e “Big Brother Vip”

Mbrëmjen e djeshme, shëndeti ishte biseda që ndanë me njëri-tjetrin banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip.

Të nxitur nga kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, ata nëpëmjet rrëfimeve të tyre, na kujtuan se:

Shqipëria është plot me spitale, klinika dhe laboratorë privatë, por qytetarët e Shqipërisë  vazhdojnë të paguajnë fatura për shërbimet mjekësore në këto institucion.

Çmimet janë të shtrenjta, por me e shtrenjtë është jeta.

Çdokush mund të sigurohet! Pra të mos paguajë kur ka fatura spitalore dhe kjo është e thjeshtë, ekonomike, dhe e shpejtë.

Primi i sigurimit eshte 100 deri 500 herë më i ulët se përfitimi.

Një operacion në zemër mund të kushtojë 50,000 Euro dhe siguracioni vjetor kushton vetëm 200 – 500 Euro

Operacioni i zemrës ishte shumë i kushtueshëm. Unë po flas për eksperiencën që kam patur. Dhe operimi i zemrës ishte shumë i kushtueshëm dhe nëse unë do të kisha një siguracion, mua s’do më kishte kushtuar asgjë. Janë sëmundje që të kapin të papërgatitur. S’ke mundësi ekonomike. Dhe nuk është se ti do të ndërrosh makinën. Është sëmundje, është tjetri në krevat. Nuk ke kohë. E pastaj kemi parë shumë njerëz, të afërm, shokë e miq që marrin borxhe njëri-tjetrit, marrin kredi për sëmundje…”, rrëfeu dje në Big Brother VIP Romeo Veshaj.

https://ëëë.instagram.com/reel/C6t6n80sO4F/?igsh=NTMzaHd2aËhzaXRë

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria si mbështje financiare ndaj sëmundjeve kritike, përfshirë tumoret dhe ato të zemrës.

“Jetë Plus”

Nëse zgjedh sot të sigurohesh, vetëm duke plotesuar një pyteësor shëndetësor pas një periudhe pritje 6 mujore, do të kesh sigurim në të gjithë botën nëse diagnostikohesh me:

a)Tumor malinj;

b)sëmundje zemre;

  1. c) transplant; d)
  2. d) ndërhyrje në kokë
  3. e) shtyllën kurrizore

Kjo policë Sigurimi:

– Paguan faturat e trajtimit mjekësor në çdo shtet të Europës për këto sëmundje:

– Paguan biletën e avionit, për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron

– Paguan 100 euro për cdo dite që zgjat trajtimi jashtë vendit.

Porosit tani ONLINE në https://sigal.com.al/…/sigurimi-privat-i…/jete-plus/

“Sigurimit anti-Tumor”

Nëse zgjedh sot të sigurohesh, vetëm duke ju përgjigjur një pyetje pas një periudhe pritje 6 mujore, do të kesh sigurim në të gjithë botën nëse diagnostikohes me:  a)Tumor malinj; b) Tumor beninj në kokë

– Merr paratë që të nevojiten për kurimin tënd, të gjitha menjëherë

– Shumën për të cilën kërkon të sigurohesh e zgjedh çdo individ, nga 5,000 ddri 50,000 euro

– Pagesa vjetore për t’u siguruar fillon nga 50 euro në vit/person;

Shikoje çmimin këtu: https://sigal.com.al/sigurimi-anti-tumor/

Shkruani tani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

Specialistët e SIGAL UNIQA janë të gatshëm tju asistojnë në çdo kohë

 

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku!

Continue Reading

Aktualitet

Abuzim me tenderin 143 mln lekë në UKT, dërgohen për gjykim 3 punonjësit dhe biznesmeni

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 punonjës të UKT-së, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerë 143.618.333 lekë dhe kanë favorizuar ‘W Center’ sh.p.k me administrator Bledar Shemaj. Edhe ky i fundit është marrë i pandehur.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 161, të vitit 2020, dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq (datë 07.05.2024), në ngarkim të pandehurve:

– Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.

– Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH. Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.

Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

Continue Reading

Aktualitet

Po bëhet viral me qepët e tij, synon Guiness-in: Do bëj varg 110 metra, kërkoj ndihmë nga shteti

Ambiciet e tij kanë shkuar përtej fitimeve financiare. Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Shkodër, ka spikatur në mesin e shumë fermerëve me risitë që sjell.

Traditën shekullore të kultivimit të qepëve të Drishtit e ruan prej 33 vitesh dhe kërkon që të futet në librin Guiness me një varg 110 metra të gjatë.

“Vitin e kaluar bëra një varg me qepë 10.5 metra të gjatë dhe e pëlqyen shumë njerëz. Tani dua të thyej një rekord edhe për nder të kësaj ure shekullore siç është Ura e Mesit. Do bëj një varg 110 metra të gjatë. Ju bëj thirrje shtetit për një donator që më përkrahin mendimin sepse ka një lodhje dhe sakrificë të madhe realizimi i vargut”, shprehet fermeri.

Rrjetet sociale i ka përdorur në dobi të punës. Vitet e fundit nuk i është dashur të dalë në treg pasi për çdo shitje procedon online.

“2 vitet e fundit ka pasur ecuri pozitive nga ana e tregut. Çmimi ka arritur në nivelin e duhur. Qepën tonë e marrin se ka shije. Nëse e  shet 100 lekë kg kalon një jetë normale”, thotë mes të tjerash.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët/ Zbardhen momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj. Ndërkohë që Prokuroria konfirmoi edhe lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve të saj, mbrëmjen para se t’i jepte fund jetës, ku ajo u pa t’u takonte në një kafe me kunatën e saj. Dhe pas qëndrimit për afro 2 orë dhe ndarjes me të, ajo me fëmijën e vogël në krah dhe dy vajzat që e shoqëronin, të merrte rrugën në trotuarin që të çon te ura e vjetër e lumit Buna.

 “Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.  Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi. bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër.  Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej”, thuhet në dosje. Por nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se Alma Arrazi në fakt nuk i kishte treguar të vërtetën kunatës së saj. Pasi ndryshe nga sa i tha, se do shkonte te i vëllai, ajo vihet re më tej teksa ecën në trotuarin që të çon për në urën e lumit Buna. Aty ku në muzgun e ditës, në fillim të urës humbasin edhe gjurmët e saj dhe të fëmijëve. Nga ky moment kamerat në zonë nuk kanë mundur të fiksojnë më tej lëvizjen e tyre.

“Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është  ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroriaPor si mundi Alma e vetme ta bëjë një akt të tillë? A e kishte paramenduar ajo në kokën e saj të gjithë këtë skenar? Çfarë ndodhi me të dhe fëmijët pasi u futën në urë atë mbrëmje, kur drita sapo kishte rënë mbi qytet? Është e vështirë për të menduar se si ajo është sjellë në ato momente dhe si ka mundur ta kryejë e vetme një akt të tillë, nëse ishte e kthjellët në veprimet e saj, apo e rënduar psikologjikisht, duke pasur parasysh edhe dy vajzat në moshë të rritur, si edhe faktin që parmakët e urës së vjetër në lumin Buna, janë në një lartësi që e kalojnë shtatin e tyre. Si edhe faktin që në atë orë, ura ka pasur ende vizitorët e saj dhe dikush duhet të kishte parë diçka të pazakontë. Por për grupin hetues nuk ka dyshime se këto parmakë të urës, ku edhe peshkatarët duhet të ngjiten deri lart për të hedhur grepat, janë vendi nga ku Alma hodhi fillimisht vajzat e saj dhe më pas veten dhe djalin, për tu vetëflijuar në një akt të pashembullt.

“Më datë 4 maj 2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë u njoftuan se në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, është gjetur trupi i pajetë i një fëmije të mitur, që më pas u identifikua si shtetasja E.A, e datëlindjes 20 Tetor 2015. Ku pas këqyrjes së kufomës, nga ana e mjekut ligjor, nuk u konstatuan shenja dhune. Si edhe u vendos kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe të shkakut të vdekjes”, thotë Prokuroria./Marrë nga BW

Continue Reading
Advertisement

TRENDING