Connect with us

Sport

Marko Reus merr një vendim surprizues në lidhje me Dortmundin, sulmuesi gjerman heq dorë nga…

Marko Reus nuk do të jetë më kapiteni i Dortmundit, me sulmuesin gjerman që ka zgjedhur të heqë dorë nga shiriti që e ka mbajtur për pesë vite.Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, 34-vjeçari ka bërë këtë njoftim, duke u shprehur se pasardhësi i tij do të bëjë një punë mjaft të mirë.

“Përshëndetje tifozë të dashur të Dortmund. Është vërtet e rëndësishme për mua t’iu them diçka personalisht. Kisha shumë kohë që po e mendoja gjatë pushimeve dhe vendosa që të trashëgoj shiritin e kapitenit. Kam informuar Edin Terziç dhe Sebastian Kehl për këtë ditën e djeshme. E kam mbajtur këtë shirit për pesë vite me krenari dhe nder. Faleminderit për suportin tuaj gjatë këtyre viteve. I uroj Sebastianit dhe Edinit që do të gjejnë pasardhësin e duhur. Jam i sigurt që ata do t’ia dalin. Deri atëherë, mirupafshim”, shprehet Rojs në video.Siç bëjnë me dije mediat gjermane, pasardhësi i Rojs mund të jetë një midis Emre Çan dhe Mats Humels.

Advertisement