Connect with us

Aktualitet

Luca: Babai më lindi, Edi Rama më rilindi, Ilir Meta është burrë danoç

Gjergj Luca ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe raportin e tij me kryeministrin Rama, të cilin e konsideron liderin më të mirë që ka patur Shqipëria. Biznesmeni tha se ndryshe nga Berisha, që i rrënoi biznesin, Rama e ka ndihmuar sektorin ku ai ushtron aktivitetin, madje duke thënë se “babai e lindi dhe Edi Rama e rilindi!”.

Ylli Rakipi: Duket qartë që Edi Ramën e do shumë dhe je mik i tij. Çfarë ka ky njeri për tu dashur?!

Gjergj Luca: Nxirre pak foton aty. Babai më lindi, Edi Rama më rilindi!

Ylli Rakipi: Pse kaq e do vërtet?

Gjergj Luca: Nuk është puna se e dua. Ai tjetri (Berisha) mi mori ëndrrat.

Ylli Rakipi: Se këtë nuk e ka dashur Neta kaq sa e dashke ti…

Gjergj Luca: Mos ja fut tallava tani. Ky më lindi dhe ky tjetri më rilindi. Po më bën të jetoj jetën time dhe jeta është në punë. Në rast se nuk kam punë, unë jam i mbaruar. Unë e kam parë veten në varr, më lanë pensionist të luaja domino. Ky burri tjetër, Rama, më ka lënë në punën time, më kë dëgjuar për problemet e sektorit tim, nuk i jam fut asnjëherë nëpër kembë. Nuk di të mbledh edhe unë katër traktorë dhe ti marr fytyrën atij? I mbledh katër traktorë….

Ylli Rakipi: Ka njerëz, kryesisht politikanë të opozitës, që thonë se Gjegj Luca ka përfituar shumë nga miqësia me Ramën dhe ka ngritur pjesën më të madhe të perandorisë së tij, për shkak të favorizimit nga Edi Rama. Ç’përgjigje ke ti?

Gjergj Luca: E para njëherë, mua kur thua politikanë, mua më vjen për të vjellë. Fjala politikan, është fjala më e urryer dhe janë llumi më i madh i këtij vendi. Ti me të drejtë mund të pyesësh, po ky që të paska rilindur ty, nuk është politikan?

Ky nuk është politikan, është artist. Edi Rama është artist, idealist dhe Edi Rama do që të bëhet vendi i tij. Kjo është historia e shpirtit të Edi Ramës. Për politikan, Edi Rama nuk i kishte fituar tre mandate dhe ta bënte Shqipërinë të kuqe, i ka fituar si idealist, që do të bëhet ky vend. Edi Rama është njeriu më mendjehapur me popullin e vet dhe njeriu më mendje madh me të gjithë faktorët ndërkombëtar. Edi Rama, nëpërmjet mendjes së madhe të tij, i ka kthyer dinjitetin të gjithë kombit shqiptar, edhe atyre që thonë jemi shqiptar prej Kosove, edhe ata në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, gjithëkund, Edi Rama i ka kthyer dinjitetin me mendjen e tij të madhe dhe me ballafaqimin që bën me të gjithë liderët e Europës, duke qenë si i barabartë.

Ylli Rakipi: Po të ka hedhur pak trutë e… Sepse ti e dashuron këtë, nuk është se po thua vetëm fjalë të mira. Ore e dashuron po të them.

Gjergj Luca: E besoj. Besimi është më i madh se dashuria, sepse dashuria të lë në rrugë.

Ylli Rakipi: Ne qenkemi vendi me fatin më të madh në botë pastaj.

Gjergj Luca: Jemi vendi më me fat, sepse pas 120 vitesh doli një lider. Komedia është me ata që ka përreth në partinë e vetë, që e shohin kur do ti kapin postin këtij, duhet edhe 200 vjet për të lindur një njeri tjetër si ky.

Ylli Rakipi: Pse ka njeri aty që mendon se mund ti marrë postin këtij?

Gjergj Luca: Ata që mendojnë, se janë shumë, janë qesharakët më të mëdhenj që ekzistojnë. Ky, për ata që e rrethojnë, e ka të humbur, por e duan njerzit normalë, njerëzit që punojnë, i gjithë biznesi normal, jo biznesi i tenderave, se atë e ka kundër, vjedhin më pak sot.

Militantët e LSI më morën pronën

Gjergj Luca ka bërë një përshkrim të politikanëve shqiptarë dhe raporteve që ka patur dhe ka me ta.

Për Ilir Metën, Luca tha se është “burrë danoç”, por që i ka hipur vetja në qejf. Biznesmeni tregoi se si militantë të LSI i kanë marrë një pronë, kur Rama dhe Meta ishin në koalicion.

“Iliri është burrë danoç dhe ka fjalën. Po të tha po, është po, po të tha jo është jo. Po të flas për marrëdhënien time me të. Kam patur dy raste që Ilir Meta, më ka thënë po, po dhe jo, jo.

Iliri ka një problem tjetër, ka problem atë “të hyptë vetja në qef!”.

U bë njeri kaq i fortë dhe njeri kaq dominues, sa iu mbush mendja, që me forcën e tij, ai njeri nuk ka arritur prej asnjërit, por se e ka merituar. Kjo fjala “të hyptë vetja në qejf”, të hedh në erë, të sakaton.

Unë jam marrë me Ilirin kur më ka përmendur emrin dhe më ka thënë oligark, që është shumë qesharake, t’i thuhet Gjergj Lucës oligark. Më ka përmendur gjithandej, gruaja e tij thoshte shteti Ramës dhe Lucës… Ç’të të them?

Ilir Meta, kur ka qenë me Edi Ramën, unë kam patur një kënetë në Vilun. Bëra diskotekë, restorante, e ktheva në vend të mrekullueshëm në Velipojë.

Çohen para zgjedhjeve dhe ma marrin, u jepet militantëve të LSI.

Më thoshin njerëzit pse nuk i thua Edit, se ti e ke mik. I thosha, si ti them unë Edit, këta janë të dy bashkë në qeveri. E dinë që unë jam i pasionuar dhe e kam bërë mirë, po më grabisin një pjesë të pronës time, një pjesë të punës dhe jetës time. I kam thënë është e parëndësishme ti them Edit, që të bëjnë llafe të dy për një kënetë që ia kanë dhënë militantëve të vetë”, deklaroi Luca.

Aktualitet

Çadrën me vete! Reshje shiu dhe vranësira në vend, parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

VOA për operacionin e SPAK: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve. Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale.

 

 

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading

Aktualitet

Martinaj i zhdukur apo i vdekur? Hoxha: Eliminimi i tij, rezultat i aleancës së grupeve kriminale me interesat politike

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e ish drejtuesit të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt.

Hoxha u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur

Ai shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.

“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur, Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.

 

 

Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç. Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj. Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING