Connect with us

Bota

Inteligjenca Artificiale do të shkatërrojë të vërtetën…

Amitai Etzioni ishte një nga intelektualët amerikanë më me ndikim të shekullit XX-të. Ndërkohë djali i tij Oren, 59 vjeç, është një pionier në studimin e Inteligjencës Artificiale.Ai ishte një nga mendjet kryesore prapa ideologjisë së komunitarizmit, që ndryshe nga liberalizmi klasik, thekson lidhjen midis individëve dhe komunitetit.Ka dhënë për shumë vite mësim në Universitetet e Harvardit dhe Xhorxh Uashington,dhe ka këshilluar disa politikanë, përfshirë ish-kancelarin gjerman Helmut Kohl dhe ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Shkrimet dhe ekspertiza e tij mbi një gamë të gjerë temash i dhanë atij titullin “Profesioni i një Njeriu” nga revista “Time”.Etzioni lindi në Këln me emrin Werner Falk përpara se të arratisej nga Gjermania naziste për në SHBA. Oren Etzioni ishte deri vitin e kaluar kreu i Institutit Allen për Inteligjencën Artificiale, instituti kërkimor i nisur nga bashkëthemeluesi i ndjerë i Microsoft, Paul Allen. Më herët, Oren ka dhënë leksionet për shkenca kompjuterike në Universitetin e Uashingtoni, ku kreu kërkime në mësimin e makinerive dhe motorët e kërkimit në internet. Është ai që shpiku termin “lexim me makinë”, që është një nga shtyllat e modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT. Që të dy kanë dhënë intervista të shumta në jetën e tyre, por kjo është e para që kanë dhënë së bashku. Në maj ata pritën një korrespondent të “DER SPIEGEL” në apartamentin e babait pranë hotelit Watergate në Uashington.

U zhvillua një bisedë mbi çështjet me të cilat ata janë marrë gjatë gjithë jetës së tyre, duke u fokusuar në revolucionin ChatGPT dhe pasojat e tij për shoqërinë tonë. Kjo do të ishte intervista e fundit e rëndësishme e Amitai Etzioni. Ai vdiq dy javë më vonë në moshën 94-vjeçare.

Pyetja e parë ju drejtohet të dyve, babë e bir. A keni frikë nga Inteligjenca Artificiale?

Oren Etzioni:Inteligjenca Artificiale nuk është një krijesë si përbindëshi Goliat apo Frankenshtajni. Ai është thjesht një mjet, edhe pse shumë i fuqishëm. Unë nuk kam frikë nga vetë mjeti, kam frikë nga mënyra se si njerëzit do ta përdorin atë. Për shembull aktorë keqdashës ose shtete diktatoriale.

Amitai Etzioni:Në një moment gjatë Revolucionit Industrial, njeriu e humbi kontrollin e përparimit teknologjik dhe ekonomik. Që nga ajo kohë po përpiqet ta rimarrë atë kontroll. Inteligjenca Artificiale e bën këtë garë edhe më të shpejtë dhe më të vështirë për t’u fituar. Njëkohësisht, po shfaqen lëvizje të reja shoqërore që nuk duan një shoqëri në të cilën do të na dominojnë këto forca.

A shihni njerëz që po protestojnë kundër Inteligjencës Artificiale?

Amitai Etzioni:Të paktën ka disa paralajmërues. Këtu përfshihen edhe njerëzit që refuzojnë të kthehen në zyrë pas pandemisë. Ata thonë: Unë dua të kaloj më shumë kohë me familjen time, dua të luaj video-lojëra në vend që të kaloj kohë në trafik. Tek e fundit, AI është vetëm maja e ajsbergut për një konflikt shumë më të madh që zien në shoqërinë tonë: A është në qendër njeriu apo makina?

Oren Etzioni:Unë dhe im atë nuk jemi aspak dakord në këtë pikë. Sepse e cilëson një fantashkencë idenë se Inteligjenca Artificiale po komploton kundër njerëzimit nga një qendër e të dhënave dhe se ajo funksionon pa zhurmë. Sigurisht, teknologjia nuk është neutrale, por në fund vendimet i marrin njerëzit.

Dhe njerëzit e plotfuqishëm që përdorin këto mjete nuk janë politikanë por sipërmarrës të teknologjisë. Këtë fuqi e ka Mark Zuckerberg dhe Elon Musk dhe jo AlphaGo (programi i AI që mposhti më të mirët në botë në lojën e tavolinës Go në 2017).

Kolegu juaj Geoffrey Hinton, që hodhi bazat shkencore për bumin aktual që po përjeton AI, ka pasur frikë nga krijimi i tij…

Oren Etzioni:Me modele të mëdha gjuhësore si GPT-4, duhet të bëni dallimin midis inteligjencës dhe autonomisë. Intuitivisht ndodh që ne i bashkojmë shpesh të dyja gjërat, sepse njerëzit janë inteligjentë dhe autonomë. GPT-4 është shumë i sofistikuar dhe disi inteligjent, por nuk ka vullnetin e tij. Se sa autonomi merr ai, është një çështje politike dhe jo teknologjike. Për këtë vendosin njerëzit.

Amitai Etzioni:Nuk jam dakord. Çdo ilaç i ri në SHBA ka nevojë për miratim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Por nëse disa njerëz në San Francisko shpikin një teknologji të re për falsifikime më të mira, ne duhet të jetojmë me këtë realiteti, edhe nëse kjo shkon kundër vlerave dhe vullnetit tonë politik. Ne nuk mund t’i ndalnim dot edhe po të donim.

Pse jo?

Amitai Etzioni:Sepse kjo teknologji është tashmë e pranishme në botë. Edhe nëse do të kishim një traktat me Kinën, a do ta respektonte Rusia, Venezuela,Jemeni?

Kreu i kompanisë OpenAI Sam Altman, po apelon që të rregullohet industria e tij…

Oren Etzioni:Unë nuk mendoj se kjo është mënyra më e mirë. Ne kemi nevojë për një rregullim specifik. A duhet që një ligj i vetëm i AI të mbulojë gjithçka, nga chatbot-et deri te kontrolli i armëve tona bërthamore? Është më mirë t’i përshtatim me realitetin e ri ligjet tona ekzistuese për të drejtën e autorit, kërkimin mbi ilaçet e reja dhe për të gjitha këto fusha.

Le të flasim për rreziqet që vijnë nga njerëzit që përdorin këto mjete të fuqishme. Nga çfarë keni më shumë frikë?

Oren Etzioni:Për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dhe çdo zgjedhje tjetër. Shtypshkronja e Gutenberg e bëri shumë të lirë kopjimin e informacionit, interneti e bëri të lirë shpërndarjen globale, dhe tani informacioni po bëhet i lirë për t’u prodhuar. Votuesit mund të bombardohen me mesazhe që duken sikur janë thënë nga Elon Musk ose Angela Merkel. Duhet të rregullohet veprimtaria e aplikacioneve të tilla dhe jo e GPT-4.

Amitai Etzioni:Inteligjenca Artificiale do të shkatërrojë të vërtetën. Ju nuk do të mundeni t’u besoni më syve dhe veshëve tuaj. Kjo është një sfidë për demokracinë dhe për komunitetin tonë.

Cili gënjeshtar është më i rrezikshëm për demokracinë: Donald Trump apo ChatGPT?

Amitai Etzioni:Në një periudhë afatshkurtër, ky çmim i shkon ende Trumpit. Ai ka një mundësi reale për të qenë sërish president. ChatGPT ka të ngjarë të mos ndodhë kurrë. Por në terma afatgjatë, AI përbën kërcënimin më të madh.

Oren Etzioni:Një demagog karizmatik që mund të manipulojë njerëzit është më i rrezikshëm në planin afatgjatë. ChatGPT nuk shkruan fjalime emocionuese dhe rezultati i tij është goxha mesatar, të paktën deri më tani. Por ai mund të komandojë në të njëjtën kohë shumë profile miqësore ndaj Trumpit në Facebook dhe Twitter. Këtu buron edhe rreziku i vërtetë: Donald Trump i kombinuar me paratë për të paguar për 1 milionë mini-GPT.

Amitai Etzioni:Etërit Themelues të Amerikës kishin frikë se turma do të joshej nga një udhëheqës karizmatik. Kjo është arsyeja pse ata krijuan një demokraci indirekte: çdo 2 vjet njerëzit lejohen të votojnë, dhe në periudhën midis mbajnë gojën mbyllur. Teknologjia e sfidon këtë sistem, pasi tani një lider mund të depërtojë direkt tek masat. Trump tashmë ishte në gjendje ta bënte këtë me Twitter, dhe do të jetë edhe më efektiv me chatbots.

Imazhet e krijuara nga AI të Papës me një xhup të bardhë të fryrë, dhe programe që klonojnë zërat nga disa mostra të të folurit po qarkullojnë tashmë në rrjet. Si ta kontrollojmë këtë valë të madhe të përmbajtjes së rreme?

Oren Etzioni:Nuk ka ilaç specifik, rregullimi mund të jetë vetëm pjesë e zgjidhjes. Për shembull, dikush mund të kërkojë vërtetim dixhital, një lloj filigrani që duhet të përfshijë e gjithë përmbajtja e prodhuar nga AI. Teknologjia për këtë është gati. Por mbeten problemet e rregullatorëve. Ato janë kombëtare, ndërsa problemi është ndërkombëtar. Na duhen mjete të tjera.

Cilat mund të jenë ato?

Oren Etzioni:Arsimi. Ne duhet të mësojmë se si ta përdorim këtë teknologji. Mashtruesit e gjyshërve mund të duken si nipat e vërtetë të tyre. Një ditë, dikush që u hoq si kolegu im duke më dërguar një mesazh për të më kërkuar një nder. E kuptova se kisha të bëja me një mashtrues vetëm kur më pyeti për kartat e dhuratave të Apple. Sot pas çdo telefonate duhet të pyesim veten: A është vërtet ai që thotë se është?

Magjepsja globale pas ChatGPT ka shkaktuar një garë midis Microsoft, Google dhe Meta për modelet më të mira të AI. A është teknologjia shumë e rrezikshme për t’ia lënë ekonomisë private?

Amitai Etzioni:Në të ardhmen do të kemi një përqendrim edhe më të madh të pasurisë në duart e pak njerëzve. Nuk është aspak e rëndësishme nëse në fund të garës do të triumfojë Microsoft apo Google. Rëndësi ka nëse industria në tërësi do të pengojë Kongresin e SHBA-së që të miratojë rregulla efektive për të.

Oren Etzioni:Ndërkohë mbetet në fuqi e vërteta themelore e teknologjisë: Ka nxjerrë nga varfëria qindra miliona njerëz.

Amitai Etzioni:Pyetja është, a do të vazhdojë ta bëjë këtë? Në shekujt e fundit, teknologjia na ka çuar nga Mesjeta në një shoqëri të pasur. Çfarë do të sjellin shekujt e ardhshëm? Vetëm më shumë pajisje?

E shihni Inteligjencën Artificiale kryesisht si një kërcënim për shoqërinë tonë?

Amitai Etzioni:Aspak. Emocionet e rreme mund të jenë të dobishme në ndërtimin e kompjuterëve empatikë. Deri tani i kemi mbyllur të moshuarit nëpër azile vetëm sepse është më e lehtë për t’u menaxhuar. A është më mirë që një kompjuter të thotë “Jam i lumtur që të dëgjoj” sesa askush?  Unë vetë do të preferoja këtë

Bota

Lufta në Ukrainë/ 125 ushtarë të vrarë në Donbass në 24 orë

UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas në 24 orët e fundit në Donbass. Tass raporton këtë informacion, duke cituar deklaratat e zëdhënësit të grupit Alexander Gordeyev.

“Gjatë veprimeve aktive, ushtria përmirësoi pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit. Sulmet ajrore, zjarri artilerie, sisteme të rënda flakëhedhëse goditën pozicionet dhe pajisjet e Brigadës 128 të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Në afërsi të Makarovkës u shkatërruan 125 personel ushtarak të armikut, automjete luftarake të këmbësorisë, një raketë, pesë dronë me krahë fikse dhe dy depo municionesh.”, u tha në deklaratë.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se sulmi në Kharkiv mund të jetë vala e parë e nisjes së një ofensive më të madhe nga Rusia.

Continue Reading

Bota

Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet kufitare të Ukrainës afër qytetit verilindor të Kharkivit, duke hapur një front të ri në lufte. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, pyetja që shqetëson mbështetësit e Kievit është nëse armët amerikane dhe evropiane, që pritet të arrijnë në Ukrainë në javët e ardhshme, do të ndihmojnë forcat e Kievit të zmbrapsin sulmet ruse?

Trupat ruse po përpiqen të marrin nën kontroll fshatrat e Ukrainës rreth 30 kilometra në veri të qytetit Kharkiv. Forcat e Kievit publikuan këto pamje që tregojnë luftime të ashpra të filmuara së fundmi pranë qytetit kufitar, Vovchansk.

Ukraina ka lëshuar raketa nga rajoni kufitar drejt Rusisë. Moska pretendoi se nga ky sulm javën e kaluar në një ndërtesë apartamentesh në Belgorod, u vranë shtatë persona.

“Ka shumë arsye pse Rusia filloi sulme të reja. Ata duan të krijojnë një zonë sigurie në kufi me Ukrainën, por edhe të testojnë mbrojtjen ukrainase. Megjithatë, mënyra se si po e bëjnë këtë dhe numri i trupave që kanë, duke sulmuar në grupe të vogla këmbësorie, nuk sugjeron se ata po përpiqen të rrethojnë Kharkivin ose diçka të ngjashme”, thotë Patrick Bury, analist i mbrojtjes në Universitetin e Bathit në Britani.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Kharkiv të enjten pasi anuloi udhëtimet jashtë vendit. Kievi tha se forcat ukrainase kishin ngadalësuar përparimin e forcave ruse.

“Për momentin Rusia është në avantazh të thellë përsa u përket municioneve”, thotë analisti Bury.

Forcat ukrainase ende po presin për pjesën më të madhe të armëve, që janë pjesë e ndihmave amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë, që u miratuan muajin e kaluar, pas një vonese gjashtëmujore.

“Ndihma amerikane është thelbësore, prandaj vonesa në dërgimin e armëve pati ndikim në front dhe kjo është ajo që po shohim tani”, thotë Serhii Rakhmanin, anëtar i Komisionit Parlamentar ukrainas për Sigurinë Kombëtare.

Ukraina thotë se forcat ruse kryejnë sulme ajrore përpara sulmeve të këmbësorisë. Kievi ka kërkuar vazhdimisht sisteme të mbrojtjes ajrore.

Muajin e kaluar, Ukraina miratoi një projekt-ligj për mobilizim ushtarak për shkak të numrit të pamjaftueshëm të trupave.

“Mendoj se tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Ukrainën pasi rusët po shfrytëzojnë mundësitë e krijuara. Fuqia e forcave ukrainase është zvogëluar dhe rusët e ndjejnë këtë. Ata kanë grumbulluar sasi armësh, municionesh, personel dhe tani po përdorin maksimumin e rezervave të tyre. Ata po përpiqen të shpërndajnë forcat tona në të gjithë vijën e frontit”, thotë zoti Rakhmanin.

Pyetja kryesore tani është nëse Ukraina dhe aleatët perëndimorë mund ta ndryshojnë situatën?

“Mundësitë që ata të çlirojnë territore në një afat të mesëm duket se po ikin. Nëse nuk ka një rritje të mbështetjes perëndimore dhe një strategji afatgjatë për të arritur sukses, gjëra që momentalisht nuk po ndodhin, atëherë mendoj se Ukraina do të vazhdojë vetëm të mbrojë atë që ka nën kontroll”, thotë analisti Patrick Bury.

Analistët thonë se Rusia ka qenë në gjendje të rindërtojë fuqinë e saj ushtarake gjatë gjashtë muajve të fundit me ndihmën e Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut. Kjo e bën çdo ofensivë të ardhshme ukrainase më të vështirë.

Continue Reading

Bota

Video shokuese e ushtarëve izraelitë që tymosin ‘shisha’ para shpërthimeve masive në Gaza

Video të disa shpërthimeve të kontrolluara të pallateve rezidenciale në Rripin e Gazës janë publikuar në rrjetet sociale nga ushtarë izraelitë, duke shkaktuar reagime shokuese në publik si për manyrën ashtu dhe për motivet e tyre.

Pamjet ishin postuar nga batalioni xhenier 8219 Commando teksa zhvendoseshin në territorin palestinez, sipas analistëve të rrjetit Bellingcat, shkruan e përditshmja britanike Metro.

Në një prej klipeve shihen shkatërrimet e pallateve të banimit pranë spitalit të Al-Quds në zonën Tel al-Hawa, të qytetit të Gazës.

Në një tjetër video ushtarët izraelitë qëndrojnë në një ballkon teksa prapa tyre ngrihet retë gjigante të tymit të shpërthimeve te komanduara.

Por komandot e relaksuar shihet që tymosin shisha dhe ngrejnë gotat e pijes teksa një tjetër shpërthim masiv ndodh në sfond.

Ushtria izraelite thotë se po rrafshon lagje të tëra të bombarduara më parë në Gaza që ‘të mos kthehen në komplekse për terroristët’.

Por rrjeti Bellingcat i përshkruan shpërthimet si ‘shkatërrimi gjerë e sistematik’ i infrastrukturës civile, i quajtur nga përfaqësues të OKB si ‘domicid’, për të mohuar kthimin e palestinezëve në territor.

Studiuesi sigurisë Dr Andreas Krieg, tha për rrjetin Metro.co.uk: ‘Investigimi i Bellingcat është shumë i besueshëm.

“Të dhënat tregojnë se ushtria po përdor forcë destruktive ndaj ndërtesave që janë spastruar më parë nga forca të Hamas dhe që nuk janë më një objektiv i vlefshëm ushtarak”.

“Këto ndërtesa nuk përbëjnë kërcënim dhe janë të një natyre civile, prandaj këto veprime përbëjnë shkelje të regullave të konfliktit të armatosur”.

“Pasojë e kësaj është që Rripi i Gazës është tashmë i pabanueshëm”, shtonte studiuesi.

Aktiviteti batalionit izraelit në Gaza u gjurmua nga rrjeti Bellingcat dhe partnerët e tyre Scripps News me mjete të ndryshme, përfshi dhe postimet e ushtarëve në rrjetin Facebook.

Continue Reading

Bota

Putin thotë se kapja e Kharkiv nuk është pjesë e planit aktual, por ushtria ruse rrethon qytetet përreth

Guvernatori i provincës Kharkiv, ku Rusia nisi një operacion një javë më parë, tha sot se forcat ruse po shkatërrojnë qytetin e Bovchansk dhe po avancojnë drejt qytetit të Lukyanchi.

Ushtria ruse shpesh shkatërron qytetet ukrainase për t’i pushtuar ato, siç bëri në Bakhmut vitin e kaluar ose Avdiivka në shkurt, duke përdorur bombardimet masive për të dëbuar përkrahësit e qytetit.

“Ushtria filloi të shkatërrojë Bovchansk, duke përdorur tanke dhe artileri. Nuk është vetëm e rrezikshme të jesh atje, është pothuajse e pamundur ”, tha Guvernatori Oleh Sinekhubov .

Rreth 200 civilë mbeten në terren, sipas të njëjtit burim, ndërsa qyteti, i vendosur rreth 50 km nga Kharkiv, kishte rreth 18,000 banorë para luftës.

Shefi i shtabit të ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Shirsky, tha në Telegram se “në provincën Kharkiv forcat ruse “e zgjeruan zonën aktive luftarake me 70 km”.

“Ne duhet të ndalojmë çdo avancim të mëtejshëm të trupave të armikut ,” këmbënguli ai, duke u zotuar se do të përdorë “sulme ajrore, sulme me raketa, sulme artilerie, sulme tankesh për të shkaktuar viktima sa më të mëdha.”

Rusia nisi një ofensivë të papritur në Ukrainën veriore më 10 maj, duke zgjeruar frontin.

Megjithatë Presidenti Vladimir Putin tha sot se kapja e Kharkiv nuk është pjesë e planit aktual të Rusisë dhe se forcat ruse që veprojnë atje po krijojnë një “zonë neutrale” për sigurinë e Rusisë.

Putin, i cili tha se të gjitha operacionet ushtarake po ecin sipas planit, i bëri komentet në një konferencë shtypi nga qyteti i Harbinit në Kinë, ku ai është për një vizitë.

Continue Reading

Bota

Iu bë atentat, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico mbetet nën kujdesin intensiv të mjekëve

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes intensiv dhe do të mbetet në spitalin e qytetit Banksa Bistrica së paku deri më 20 maj, thanë të premten zyrtarët qeveritarë dhe mediat lokale. Ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit sllovak Bratislavë pas kësaj date, sipas tyre.

Fico, i cili u qëllua katër herë me armë zjarri më 15 maj, është në gjendje të flasë paksa dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej se u sulmua, pasi plagët ia vunë jetën në rrezik

Mediat lokale raportuan të premten se mjekët do ta vlerësojë gjendjen e Ficos më 20 maj për të vendosur nëse ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit.

Fico, një politikan veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet shtatorin e kaluar, kishte dalë nga një takim i Qeverisë së tij në qytetin Handlova, gati 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak, kur një burrë i armatosur iu afrua dhe e qëlloi.

 

 

Sulmuesi ishte i “motivuar politikisht”, tha të enjten zëvendëskryeministri Robert Kalinak, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes dhe aleat i ngushtë i Ficos në partinë e tij Smer.

Mediat lokale raportuan të enjten se i dyshuari për atentatin ndaj Ficos, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes pak çaste pasi shtiu me armë zjarri, akuzohet për tentim-vrasje.

Emri i të dyshuarit nuk është bërë i ditur, por mediat raportojnë se ai është një burrë 71-vjeçar.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, bëri thirrje të enjten që të ndalet “urrejtja e dhunshme” që e ka kapluar Sllovakinë.

“Ne duhet të dalim nga ky cikël i urrejtjes së dhunshme dhe nga akuzat e ndërsjella. Ajo që ndodhi dje, ishte akt individual, por atmosfera e tensionuar e urrejtjes është vepër e jona e përbashkët”, tha ajo./Rel/

Continue Reading
Advertisement

TRENDING