LAJMI I FUNDIT
“Tradhton” shokët: Në dosjen e Ahmetajt ka dhe emra nga PD
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka thënë ditën e sotme se në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, të depozituar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme, ka edhe emra të deputetëve të PD-së. Ndër të tjera Korreshi theksoi se është shpejt të flasë me detaje, pasi theksoi se nuk e ka lexuar të gjithë materialin.
“Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin. Këto janë materiale që duhen lexuar me vëmendje”, tha Korreshi.