Bota
23-vjeçari shqiptar vritet gjatë xhirimit të një videoklipi muzikor në Londër
Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës më 29 Qershor. Shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor. 15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë. Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit i cili kohët e fundit ishte konvertuar në mysliman. Chunda gjithashtu përballet me një akuzë për tentativë vrasje pasi dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Abdullah Abdiullahi. Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin “thika të mëdha” vazhduan të sulmonin viktimat.