Rajon
Ky është fundi i Serbisë/ Flet diplomati dhe publicist serb
Sreçko Dukiç, diplomat dhe publicist serb, duke komentuar kvendosjen e sanksioneve të SHBA-së kundër Aleksandër Vulin, tha për ‘Danas’ se është e vështirë të pranohet shpjegimi i ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill se vendosja e sanksioneve ndaj Vulin nuk ka të bëjë me Serbinë dhe se ka dyshime që të tjerë emra serbësh janë në Listën e Zezë por ende nuk janë shpallur.
I pyetur se sa serioze janë sanksionet e vendosura ndaj Vulin dhe nëse në një farë mënyre bëhet fjalë për rikthim në vitet nëntëdhjetë kur edhe shumë serbë të tjerë ishin nën sanksione, bashkëbiseduesi i Danas deklaroi: Do të ishte një disfatë totale nëse Serbia do ta përjetonte sërish diçka të tillë, qoftë edhe pjesërisht, dhe do të tregonte se nuk kemi mësuar asgjë nga historia dhe se e kemi dënuar veten ta përsërisim.
“Nëse përsëriten vitet 90’ përsa I përket sanksioneve, atherë ky do të ishte fundi I Serbisë” – theksoi diplomati dhe publicist serb Sreçko Dukiç