Connect with us

Rajon

‘Më kishte…’/ Ekzekutoi bashkëkombasin e tij, lihet në burg shqiptari

Gjykata në Greqi ka lënë në burg 45-vjeçari shqiptar që vrau me armë zjarri bashkëkombasin e tij në Selanik. Shpëtim Bajrami, u qëllua me armë nga 45-vjeçari pas një konflikti në një karburant, teksa autori u dorëzua ditën e djeshme në polici pas arratisë.

45-vjeçari me origjinë nga Shqipëria pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare.

Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku pak më parë. Madje, një përleshje çoi në incidentin e përgjakshëm dhe sulmin me të shtëna.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, tha ai.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12:35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51.
Sapo 50-vjeçari ka ndaluar makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me automjetin e zi që drejtonte dhe është ndalur djathtas, pranë tij, pa dalë jashtë. Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij./Dosja.al

Advertisement