Connect with us

Kosova

‘Symi’ në zemrën e Albin Kurtit dhe resortet e Greqisë

Simpoziumi “Symi” në Greqi, duket të jetë organizimi i preferuar i Albin Kurtit. Ai nuk ka munguar asnjëherë në këtë event, në pesë herët e fundit që është mbajtur. Qeveria dje njoftoi se kjo është hera e gjashtë që Kurti është pjesëmarrës  në këtë organizim, ku tema e ketij viti ishte “Bota 2030, trajtimi i syndromës IKARUS”

“Tregimi mitik mbi fatin e Ikarusit është kthyer në metaforë për ambicien e shfrenuar dhe iracionale të njëriut, e cila duke mos u përputhur me mundësitë reale, përfundon me dështim fatal”  – ka treguar profesori i Filozofisë Blerim Latifi.

Për çdo verë, Kurti është kritikuar për pjesëmarrjen e tij në “Symi”. Herë se e ka zgjatur shumë qëndrimin atje, e herë se shkonte në Greqi, pa marrë parasysh se çfarë po ndodhte në vend.

Prej kur Kurti shkon në këtë simpozium, i janë komentuar resortet luksoze ku ka qëndruar, nëpër vende turistike greke, ku ai është organizuar ndërsa kur është kthyer nuk kanë munguar as batutat me të nga deputetët të cilët i kanë thënë “qenke lodhur shumë, qenke këputur fare”.

Advertisement