Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Petrit Vasili thirret në SPAK

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është paraqitur këtë të premte në SPAK.  Burime bëjnë me dije se Vasili është thirrur në kuadër të hetimeve që po kryhen nga struktura antikorrupsion për lobimin e ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump.

Më herët Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nëpërmjet letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA.

Advertisement