Kronike
Aksident i rëndë në Tiranë, Range Roveri bie në humnerë, ka viktima
Një makinë tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy persona ka rënë në humnerë mbrëmjen e 21 korrikut në fshatin Fortuzaj të Tiranës Nga informacioni paraprak I policisë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është dëmtuar dhe ndodhet në spital. Personi që ndodhet në spital është identifikuar si D.Ç, 33 vjeç, ndërkohë që personi që ka humhur jetën nuk është identifikuar ende.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.
Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.