Shkrime
Vjedhja e votave, refreni që ka kaluar në neveritje
Nga Endri Tafani
U bënë nja 10 vjet që dëgjoj u vodhën votat pushteti i bleu etj etj. Nga lodhja tashmë ky refren ka kaluar në neveritje.
Po mirë o zotëri nëse ke 10 vjet aty dhe nuk di ta ruash votën hap rrugën se je i paaftë. Ca pret ti? Që pushteti të heqi dorë nga vjedhja e votës nëse ka 10 vjet që i vjedh? Që pushteti të miratoj e ligje e mekanizma që ta ndalojnë këtë gjë? Ore seriozisht kaq budallenj jeni è tregoni përralla me qiqra në hell për votuesit e opozitës?!
Nuk mendoja që do kishte ndonjë surprizë në zgjedhjet e Rrogozhinës. PS përveç zotërimit të pushtetit qendror kishte fituar dhe pothuaj gjithë pushtetin lokal. Për banorët e Rrogozhinës kjo ishte një zgjidhje pragmatiste duke shpresuar në më shumë fonde nga pushteti qendror për hallet e tyre.
Kjo zgjidhje pragmatiste tregon dhe diçka tjetër.
Besoj gjithë militantët anëtarët apo simpatizantët e PD kanë dëgjuar dhe dëgjojnë përditë nga shoqëria e tyre jo partiake që “akoma me Berishën ju” , “me Berishën nuk fitohet më” , “boll me Berishën” etj etj. Keq apo mirë ky është opinioni mbizotërues në shoqërinë shqiptare.
Aji që të bën përshtypje është mungesa totale e reflektimit nga anëtarësia e PD. Argument i tipit “Ky është ai që nxjerrim ne, po deshe voto për ne ose përndryshe mbaje Ramen në pushtet”.
Në këto kushte votuesi të vë vizen dhe mendon për interesin e ngushtë personal. Shet votën tek pushteti për lek apo vend pune, shet votën për ndonjë favor punësimi, shet votën se pret që shteti të bëj ndonjë investim tek zona vet. Rasti i Rrogozhinës është provë e asaj që po them.
E ndërkohë opozita rrudhet akoma më tej me rezultate akoma më të ulta duke vazhduar me parullën “Berisha fitoi votat brenda PD kshuqe ne do vazhdojmë me këtë opsion, po deshe na voto ne po deshe vazhdo me Ramen”. Ka dhe nga ata “parimoret” që thonë “po deshe dil përmbyse vetë Ramën”, por ama sa del ti, të hidhen sipër se po bën lojën e Ramës, je agjent je i shitur etj.
Përfundimisht elektorati i PD ka një problem të madh me veten e tij. Me shumë mundësi ky problem vjen nga kulti i individit dhe i Liderit legjendar që fiton betejat i vetëm kundër botës, që është ngulur në atë parti që nga 1992 kur u dëbuan dhe u quajtën agjentë e të shitur ata intelektuale që kishin një mendim pak ndryshe.
Nuk e di nëse do dale ndonjë lider në PD që t’ua ndryshojë këtë mentalitet militantëve dhe anëtarëve të Partisë. Mbase ky mentalitet është ngulur aq keq sa çdo figurë e re që mund të dalë me votë aty brenda do jetë tip surrogato e Berishës që nuk do çojë asgjëkundi në planin afatgjatë përveçse zhdukjes së ngadaltë të PD.
Gjithsesi ajo që duket per te ardhmen është që ose PD ndryshon komplet Lidershipi è mentaliteti me njerëz të rinj jashtë mentalitetit aktual në PD për të luftuar fort në 2025, ose do dëgjojmë prapë të njëjtat justifikime të tipit na vodhën votat, na i blen etj etj duke e shtyrë “betejën” deri në 2029 kur Berisha të jetë 89 vjeç.
Në këto kushte personi që do e uronte me shumë për ditëlindje dhe jetë të gjatë Berishën do ishte vetë Rama.