Connect with us

Kronike

Detaje të reja: Ish-efektivi i policisë ndihmoi vrasësit e Ndojit…

Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale. Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv. Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Ndërkohë një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin  e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Atentati dështoi në rrethana të pa qarta deri më sot. Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri.

Advertisement