Pinknews
Aktori i njohur pëson goditje në tru, bashkëshortja para për ndërhyrjen
Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Genc Fuga, ka nevojë për ndihmë.
Bashkëshortja e tij, Enerjeta Fuga, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se i shoqi ka pësuar një goditje në tru dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjale në spital.
Operacioni kushton 19 mijë euro dhe shuma është e pamundur për tu përballuar nga familja e cila kërkon ndihmë.
Enerjeta Fuga përmes postimit në facebook kërkon ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin.
Bashkëshortja ka hapur gofundme për Gencin. Nëse doni të ndihmoni klikoni këtu.