Connect with us

Politike

‘Jemi më të mirët…’/ Ish-deputeti publikon deklaratën e Ramës në 2013

“Ne nuk jemi më të këqijtë, ne jemi më të mirët. Ne nuk jemi më të korruptuarit, ne jemi më të ndershmit. Ne nuk jemi më të poshtërit, ne jemi më fisnikët. Unë jam i paduruar që ne bashkërisht të rifillojmë të punojmë.”

Këto janë fjalët e kryeministrit Edi Rama në vitin 2013 që ish-deputeti Myslim Murrizi ia rikujton me një video ironizuese të publikuar në rrjetet sociale, të cilën e mbyll me një shprehje të kreut të qeverisë “S’keni parë gjë akoma”.

Murrizi shkruan se palaçot e politikës mashtrojnë në fushatë dhe tallen kur vijnë në karriken e ndyrë të pushtetit, teksa i kujton Ramës se sipas tij, sot ai ka një grup parlamentar në burg dhe 7 ish-kryetarë bashkie si hajdutë.

“Aktrimi i palaçove politik para syve te nje populli qe harron shpejt, eshte ajo qe Shqiptaret vuajne pothuajse prej 100 vitesh Mashtrojne ne fushate dhe tallen kur vijne ne karriken e ndyre te pushtetit sepse ne çdo pale zgjedhje fatkeqesisht Shqiptaret harrojne mashtrimet e para 4 viteve te ketyre ordiner politiqener Shifni si ulerinte ne fushaten e 2013 ky mashtrues ordiner qe sot ka nje grup parlamentar ne burg dhe 7 ish kryetar bashkie si hajdute” – shkruan Murrizi krahas videos.

Advertisement