Connect with us

Kosova

Media austriake: Strategjia e rrezikshme e Perëndimit në Kosovë

Revista gjermane ‘Blätter für deutsche und internationale Politik’ ka publikuar sot shkrimin e titulluar “Kosova, Serbia dhe qetësimi i Perëndimit” me autor Vedran Džihić nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare, ku ai bën një rrëfim të gjatë të ngjarjeve mes Kosovës dhe Serbisë, nga vera e vitit 2022 e deri më sot.
“Vuçic dhe Kurti janë takuar veçmas me kryediplomatin europian Borrell, por nuk kanë devijuar as një milimetër nga qëndrimet e tyre. Kurti ka kërkuar arrestimin e banditëve serbë në veri të Kosovës dhe këmbënguli në të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin e gjithë territorit të vendit, kurse nga ana tjetër, Vuçic akuzoi Kurtin për zbatimin e taktikave të përshkallëzimit dhe se dëshiron të rrezikojë luftën kundër Serbisë. Ai kërkoi që kryetarët shqiptarë dhe policia speciale të tërhiqen nga veriu dhe vetëm pas kësaj të mund të bisedojë” – shkruan Vedran Džihić teksa thekson edhe se paskesaj, negociatorët e SHBA-BE nuk dinin më se çfarë të bënin dhe vendosën të bëjnë presion mbi një person në veçanti – kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ata pretenduan se ai ka kaluar vijën e kuqe dhe është përgjegjës për përshkallëzimin. Dhe në përgjithësi, Albin Kurti është shumë i ngurtë në qëndrimet e tij” – shkruan revista austriake
Në fund autori i shkrimit thekson se SHBA-ja dhe BE-ja kanë kohë që kërkojnë një politikë kompromisi me Vuçicin dhe për këtë arsye ai ndërmori hapa të rëndësishëm për Perëndimin, për shembull dërgimin e municioneve në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse qeveritë perëndimore patën përshtypjen se afërsia e Serbisë dhe Rusisë po humbet dhe se strategjia e tyre ka dhënë fryte. Por në fakt, marrëdhëniet ruso-serbe mbeten të paprekura.

Advertisement