Pinknews
Pas sherrit, Mevlani shkon në shtratin e Livias, çfarë ndodhi
Mevlani dhe Livia debatuan me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në “Kepin e Vipave”, për shkak të takimit që konkurrentja zhvilloi një ditë më parë me Shpatin.
Livia e ftoi Shpatin në një takim buzë detit, ku të dy u shfaqën të afërt, aq sa Shpati ishte i gatshëm t’i përhapte kremin mbrojtës në të gjithë turpin Livias. Ky moment nuk i pëlqeu aspak Mevlanit, i cili u ndje xheloz dhe i kërkoi një shpjegim bukuroshes.
Por diskutimi mes tyre përfundoi në një situatë të tensionuar dhe Livia u largua duke bërtitur nga shtëpia e tij.
Ndërkohë, të nesërmen ishte Mevlani që kishte në apartamentin e Livias dhe u afrua pranë saj teksa ajo flinte. Ndryshe nga sa e kishte menduar, këtë herë sjellja e saj ishte ndryshe, pa të bërtitura apo kritika. Kështu, Mevlani i dhuroi një përqafim dhe disa puthje në faqe Livias, duke “bërë paqe” me të. Teksa të dy kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin, do të shohim në episodet e ardhshme të Kepit, nëse do të nisë një romancë mes çiftit.