Connect with us

Aktualitet

EMRI / U gjet i mbytur në liqenin e Belshit, kush është 41 vjeçari

Një 41 vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të mërkure në Liqenin e Belshit.

Viktima është identifikuar si Fiqret Xhaja i cili nga deklarimet e familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe është babai i dy fëmijëve.

“Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”,- njofton Policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement