Connect with us

Kronike

Kokainë me vlerë 35 milion euro, policia italiane vë në pranga shqiptarin

Policia financiare italiane e Livornos ka sekuestruar ditën e sotme rreth 50 kg kokainë, e ardhur nga vendet e Amerikës së Jugut.

Si rezultat i operacionit është vënë në pranga një shqiptar, pas një hetimi investigativ operativ gjatë fazës së operacionit të sekuestrimit.

Sipas autoriteteve italiane vlera e kokainës e cilësisë mjaft të pastër do t’i sillte krimit të organizuar një fitim mbi 35 milionë euro në tregjet e shitjes.

Kokaina u gjet në një kontejner që transportonte artikuj ushqimorë e që vinte nga Amerika e Jugut. Droga ishte e konfeksionuar në dhjetëra pako të vogla, dhe secila prej tyre mbante siglën SA.

Në operacion morën pjesë Autoritetet e Agjensisë Doganore si dhe reparti i qenëve antidrogë të Policisë Finaciare.

Advertisement