Sport
Bonucci drekon me drejtorin e klubit të Serisë A
Leonardo Bonuçi nuk do të vazhdojë më me Juventusin dhe kjo është diçka që pritet të zyrtarizohet nga dita në ditë. Mbrojtësi italian është lënë jashtë skuadrës dhe prej javësh po stërvitet individualisht, teksa klubi i ka kërkuar që të gjejë një tjetër skuadër pasi nuk është më në planet e Juventusit.
Kështu, Bonuçi ka nisur bisedimet dhe së fundmi është parë duke drekuar me drejtorin sportiv të Fiorentinës. Mbrojtësi dhe drejtori kanë drekuar në “Forte dei Marmi”, aty ku shpesh herë lojtari italian ka kaluar pushime e verës. Diçka e tillë është hedhur poshtë nga Fiorentina por mediat janë të bindura për takimin.
Ndërkohë, në lojë ka hyrë edhe Union Berlin. Skuadra gjermane synon që të marrë një tjetër mbrojtës me eksperiencë nga Seria A, i cili do të ishte i dyti në pak ditë pas transferimit të Gosens. Tashmë, mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Bonuçit, që duket çdo ditë e më larg Juventusit.