Connect with us

Politike

Protesta për lirimin e Belerit, qytetarët: Kërkojmë drejtësi

Një grup qytetarësh në Himarë po protestojnë për lirimin e Fredi Belerit. Në protestën e cila organizohet nga organizata e minoritetit grek OMONIA, është i pranishëm edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi. Ata kanë thënë se protesta po mbahet për lirimin e kryetarit që kanë votuar.

Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të mediave greke.

Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë, ndërsa shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Advertisement