Connect with us

Sport

Juventus shumë pranë transferimit të Berardi

Juventus dhe Domenico Berardi kanë gjetur tashmë një marrëveshje për transferimin e sulmuesit në Torino. Me situatën e Lukakut të bllokuar, bardhezinjtë po kërkojnë një përforcim tjetër për repartin ofensiv dhe është pikërisht kapiteni i Sassuolos ai që është përzgjedhur.Max Allegri ka dhënë miratimin e tij për 29-vjeçarin dhe Giuntoli është vënë në lëvizje për të bërë të mundur transferimin e lojtarit kalabrez në Torino.

Agjentët e Berardit tani po shtyjnë klubin e Sassuolos të bëjnë të mundur këtë transferim. Gjithashtu edhe lojtari është duke ushtruar presion mbi klubin e tij aktual në lidhje me transferimin.Sassuolo kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit italian, ndërsa Juventus dëshiron të ulë ndjeshëm këtë vlerë monetare duke përfshirë në tratative edhe disa lojtarë të rinj.

Advertisement