Connect with us

Sport

Prezantuesja e njohur italiane bëhet nënë

Prezantuesja italiane, Diletta Leotta partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius janë bërë prindër për herë të parë. Aria e vogël ka lindur më 16 Gusht, një ditë e veçantë për prezantuesen pasi festoi përvjetorin e 32-të. Ata e dhanë lajmin në rrjetet sociale me disa foto duke zbuluar emrin e vajzës.“Sot kam rilindur falë teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”,- shkruhet në postimin e prezantueses. Emrin Aria për të voglën e saj, prezantuesja e zgjodhi vetëm pasi e mori në krahë, pasi siç ka thënë ajo më parë, do të donte t’i shihte sytë njëherë.Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport disa javë më parë, gazetarja theksoi: “Emri? Fillimisht dua të shikoj sytë e saj. Kam vendosur ta bëj këtë. Të ndjek instinktet e mia”.

Advertisement