Connect with us

Pinknews

Nëna apo nusja, cila vjen e para? Luizi: Kur je keq thua…

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë në vëmendje edhe pas daljes nga Big Brother Vip 2. Çifti gjatë pushimeve në Bodrum ka hyrë live në Instagram ku Luizi i është përgjigjur edhe pyetjes se mes Kiarës dhe nënës kush vjen e para për të.

Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.

“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”, tha Luizi.

Advertisement