Connect with us

Sport

Chelsea “bllokon” Brojën, Milan kthen sytë nga Taremi

Komplikohen planet e Milan, ato që lidhen me qendërsulmuesin e kërkuar nga Stefano Pioli. Kuqezinjtë kishin prioritet Armando Brojën dhe Hugo Ekitike. Idea e drejtuesve të Milan ishte ti jepnin frymëmarrje Giroud, duke bërë një investim për të ardhmen duke parë moshën e lojtarëve të kërkuar. Broja ishte në krye të listës së dëshirave, pavarësisht mungesës së besimit për qendrueshmërinë fizike, me shqiptarin që vjen nga një dëmtim i rëndë. Chelsea ka vendosur të mos e nxjerrë në shitje sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, me kërkesë të Pochettino. Nga ana tjetër, francezi është shumë pranë Eintracht Francfurt, që kërkon një zëvendësues për Kolo Muani. E kështu, për Milan pista Taremi bëhet emergjente.

Gjashtë golat e shënuar në dy javë kampionat nuk e qetësojnë urinë e Milan në merkato. Edhe pas suksesit të qartë të kuqezinjve ndaj Torinos, të shtunën, Pioli ishte i qartë. Për të konkuruar në maksimum në dy kompeticione, duhen sa më shumë zgjidhje të mundshme. Një mesazh jo shumë i koduar për klubin: një sulmues i ri do të ishte më i mirëpritur se kurrë. E emri është ai i Mehdi Taremi. Moncada priti ditët e fundit të merkatos për t’u kthyer në sulmin për iranianin, që shkon në skadencë me Porton në qershor 2024.

Kuqezinjtë duan të përfitojnë nga ky detaj për të nxjerrë një çmim me ulje nga luzitanët. Milan nuk ka ndërmend të shpenzojë më shumë se 15 milionë euro, ndërsa Porto, nga ana tjetër, nuk lëviz nga 25 milionë. Distanca është ende e madhe. Një takim pritet në orët e ardhshme mes stafit të 31-vjeçarit dhe klubit e premton të jetë vendimtar, shkruan La Gazzetta dello Sport. Priten zhvillime në Via Aldo Rossi në orët e vona të pasdites. Klubi portugez duhet të bëjë llogaritë edhe me vullnetin e trajnerit Sérgio Conceição. Tekniku nuk do të donte të humbiste sulmuesin e tij me sezonin të nisur.

Advertisement