Connect with us

Lifestyle

Gjërat që nuk duhet t’i ruani në makinë

Një grumbull pecetash tek dera e makinës, shishe uji bosh, kartoni i kafesë që e keni marrë në dorë për ta pirë rrugës për në punë ose në ndonjë takim.

Për shumëkënd, makina shihet si një zgjatim i shtëpisë, e në fakt nuk duhet të jetë kështu sipas organizatorëve profesionistë.Mbajtja e artikujve të caktuar në makinë për lehtësi është diçka e shpejtë dhe praktike, por kjo mund të krijojë shpesh rrëmujë, aromë të keqe apo edhe luhatje të temperaturës.

Ekspertët vlerësojnë nëntë gjërat që nuk duhet t’i mbani në makinë dhe ja pse:

-Kuponë dhe fatura

Grumbuj kuponësh dhe faturash të paguara? Hiqni qafe gjithë letrat e tepërta dhe makina juaj do të duket më e pastër se asnjëherë.

-Shishe uji plastike

Mos e zini hapësirën e makinës me gjëra të pavlefshme! Shishe uji plastike që rrotullohen nëpër dyshemenë e makinës, për çfarë ju duhen? Sigurohuni që t’i merrni ndërsa dilni nga makina dhe t’i hidhni në koshin më të afërt.

-Grumbuj monedhash

Monedha që ju kanë mbetur si kusur nga blerje të ndryshme? A e dini çfarë ka në to? Tonelata me baktere.

-Produkte kozmetike dhe të lëngshme

Dëshira juaj për duar dhe buzë të buta, nuk do të thotë që ju duhet t’i mbani produktet e lëngshme në makinë. Temperaturat e larta mund të bëjnë që produkti të shpërbëhet ose të humbasë funksionin e tij.

Advertisement